Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kudo ku është paraja publike ka korrupsion

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Kudo ku është paraja publike ka korrupsion Empty
MesazhTitulli: Kudo ku është paraja publike ka korrupsion   Kudo ku është paraja publike ka korrupsion Icon_minitimeSat Mar 28, 2009 11:33 pm

Për shefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, nuk ka asnjë dyshim. Në Kosovë ka korrupsion dhe ai po ushtron ndikim në shumë fusha të jetës në vend. Në një bisedë për Zërin e Amerikës Preteni tha se të gjitha institucionet por edhe qytetarët e vendit duhet të punojnë për të luftuar korrupsionin si një e keqe me ndikim shumë negativ në jetën e të gjithëve.
“Po ndikon në barazinë sociale, në konkurrencën, në rritjen ekonomike, në besueshmërinë e përgjithshme të qytetarëve te institucionet tona, po ndikon në moral, në besimin e shteteve të zhvilluara të perëndimit që të bashkëpunojnë me Kosovën. Domethënë kjo e keqe po ndikon në të gjitha poret e jetës”, theksoi Preteni.

Ai tha se kudo ku është paraja publike ka edhe korrupsion dhe kjo dukuri ndodhë në të gjitha nivelet e pushtetit. Por, më e keqja sipas tij, është fakti se të dhënat e agjencisë flasin për shkallë të dukshme të korrupsionit në gjyqësi.

“Kjo është një porosi e keqe sepse të gjithë ne kërkojmë ose mendojmë edhe shpresojmë që gjyqësori do të vendos definitivisht të gjykoj korrupsionin, kjo fatkeqësisht ende nuk po ndodh ose nuk po ndodh në masën që të gjithë ne e dëshirojmë por në anën tjetër kemi informata që gjyqësori është i prekur nga veprimet korruptive", tha Preteni.

Agjencia Kundër korrupsionit e cila ka më shumë se dy vjet që vepron në Kosovë ka mbledhur një numër materialesh për këtë dukuri.

“Ne i kemi trajtuar më shumë se dy qind e pesëdhjetë informata për praninë e korrupsionit nëpër institucionet e Kosovës, diku rreth 100 informata ne i kemi përcjell në prokurori, një pjesë e tyre kanë mbetur të pa përcjella sepse nuk kemi arritur gjatë hetimeve tona preliminare dhe administrative nuk kemi arrit t’i materializojmë ato informata, kurse pjesën që e kemi arrit e që qytetari ka ofru dëshmi apo prova lidhur me informatën që ka sjellë në agjencion, këto i kemi përcjellë në prokurori".

Por, nga të gjitha rastet e paraqitura ende nuk ka asnjë rast te gjykimit të veprimeve, thotë Preteni, agjencia e të cilit ka nënshkruar edhe një marrëveshje mirëkuptimi me prokurorinë e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë.

Misioni i kësaj agjencie është jo vetëm luftimi por edhe parandalimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për nevojën e luftës kundër korrupsionit. Gjatë fushatave të herëpashershme të kësaj agjencie po u bëhet thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të luftuar këtë dukuri e cila ka gjetur vend edhe në raportet e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kudo ku është paraja publike ka korrupsion
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dunga: Pato është Ronaldo i ri
» Nora: Lidhja ime është stabile
» Zac Efron: Fama është e këndshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Politik-
Kërce tek: