Këngëtarja Nora Istrefi ka mohuar spekulimet e fundit, kinse lidhja e saj me Robert Berishën është në krizë, duke thënë se ata planifikojnë martesë.
Në një intervistë për shtojcën “Panorama Plus”, Nora, e cila është pjesëmarrëse në festivalin “Top Fest 6”, ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, por ka lënë të kuptohet se gjithçka po shkon mirë me lidhjen e saj.
“Nuk preferoj të flas për jetën time private, ajo duhet të mbetet e tillë. Por mund të them se me Robertin gjërat po shkojnë spontanisht për mirë, dhe kemi bërë plan që në një të ardhme jo të largët të martohemi”, ka thënë Nora.