Zac Efron thotë se ai nuk e ka të vështirë të përballet me famën, duke shtuar se e gjithë kjo eksperiencë është ‘e këndshme’ për të.
Aktori, i cili së fundi është aktual me filmin e ri “17 Again”, thotë se ai ndjehet shumë me fat që ka arritur kaq shumë sukses.
“Është mrekulli, jam i bekuar. Jo gjithkush mund të thotë se në premierën e vet në Londër, të gjithë këta njerëz kanë ardhur ta përkrahur. Nuk e di se si u bëra kaq me fat”, ka thënë aktori