Të shtunën Gjermania përballet me Lihtenshtajnin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2009, ndërsa vetëm fitorja mund t’i bëjë tifozët t’i harrojnë dy humbjet në ndeshjet miqësore kundër Anglisë dhe Norvegjisë.
“Gjithmonë ekzistojnë ngritjet dhe rëniet, mirëpo është e rëndësishme që jo vetëm të flasim për humbjet, por të mësojmë nga ato”.
“Duhet të tregojmë një kundërveprim ndaj Lihtenshtajnit. Duhet të fitojmë që kur të shkojmë në Rusi të jemi liderë të grupit”, ka thënë mesfushori i Chelseat dhe kapiteni i Gjermanisë, Michael Ballack për “Kicker”.