Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se përfaqësuesja e Spanjës duhet ta dëshmojë veten në këtë Kampionat Botëror dhe nuk duhet të bazohet në suksesin që pati në Euro 2008.
“Ne kemi vetëbesim të madh në skuadër dhe tifozët kënaqen teksa ne po luajmë. Mirëpo nuk duhet t’ia lejojmë vetes të jetojmë në të kaluarën. Duhet të dëshmojmë çdo ditë se sa të mirë jemi”.
“Kemi një grup të komplikuar dhe duhet t’i marrim gjërat një nga një duke u fokusuar në kundërshtarët më të afërt”, ka thënë Ramos.
Spanja ka dy ndeshje të njëpasnjëshme kundër Turqisë, njërën si vendas dhe tjetrën si mysafir.