Kosova është vendi më i sigurt në Ballkan, u ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deputeteve të Kuvendit të Kosovës.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për vonimin e emërimit të zëvendësdrejtorit dhe të inspektorit të përgjithshëm të AIK-ut, kryeministri Thaçi, ka thënë se nuk dëshiron të punojë nën presionin e kohës dhe se janë duke u munduar që të zgjedhën njerëzit e duhur dhe profesionalë në këto poste.
Kuvendi i Kosovës në rendin e ditës të seancës së sotme plenare ka shqyrtimin e programit të tij të punës për vitin 2009, ndërkohë që pritet të shqyrtojë dhe rishqyrtojë edhe disa projektligje, si atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, rishqyrtimin e Ligjit për shpronësim, etj.
Po ashtu në rendin e ditës do të jetë edhe propozimi i Grupit Parlamentar të LDK së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport.