Organizuar dhe financuar nga kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, më datën 13 dhe 14 prill në Washington do të mbahet konferenca ndërkombëtare me temën: “Kompletimin i misionit amerikan në Ballkan”.
Në këtë konferencë - siç bëhet e ditur në një komunikatë të AKR-së - kanë konfirmuar pjesëmarrjen ambasadorë dhe diplomatë që përfaqësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ekspertë dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë amerikane, përfaqësues të Departamentit të Shtetit amerikan, përfaqësues nga Kabineti i presidentit të SHBA-ve, Barack Obama dhe zv/presidentit Joe Biden.
Në hapje të kësaj konference do të flasë, studiuesi i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski dhe kryetari i ARK-së Behgjet Pacolli, që njëkohësisht është edhe këshilltar internacional në Qendrën për Studime Strategjike, (CSIS), në Washington.