Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të Spanjës, Jose Luis Zapatero, se e kupton vendimin e qeverisë së tij për tërheqjen e paqeruajtësve spanjollë nga Kosova, njoftoi një zëdhënës i qeverisë së Spanjës.
Ka pasur "kuptim absolut lidhur me vendimin e Spanjës", u tha gazetarëve ky zëdhënës, pas takimit Biden-Zapatero në Vina Del Mar në Kil, dhe shtoi se zëvendëspresidenti amerikan, këtë çështje e konsideron të mbyllur.
Siç raporton më tutje agjencia Reuters, Spanja para disa ditësh njoftoi se ka vendosur për ta tërhequr kontigjentin e saj, që vepron në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Më herët, Shtetet e Bashkuara patën shprehur "zhgënjim të thellë" me këtë vendim të Spanjës.