Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 UNMIK-u i padobishëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




UNMIK-u i padobishëm Empty
MesazhTitulli: UNMIK-u i padobishëm   UNMIK-u i padobishëm Icon_minitimeSat Mar 28, 2009 7:00 am

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për BBC-në ka deklaruar se krijimi i institucioneve shtetërore të Kosovës si dhe prania e misionit evropian kanë bërë që UNMIK-u, misioni i Kombeve të Bashkuara, të jetë i tepërt dhe i padobishëm.
“Realiteti i Kosovës së pavarur, sovrane dhe demokratike, plotësimi dhe funksionimi i të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës, prezenca e EULEX-it dhe ICO-së, kanë bërë që UNMIK-u të ndihet, apo për ne të kuptohet si i tepërt, jo funksional dhe si një mision i tejkaluar”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka vlerësuar lartë rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në këto nëntë vite në Kosovë, por roli i UNMIK-ut sot – sipas tij – është i padobishëm, është i tepërt dhe “natyrisht se edhe funksioni i Rezolutës 12 44 është plotësisht i tejkaluar dhe jo dobiprurës”.

Ndërkaq i pyetur për deklaratën e tij se është i gatshëm të takohet me presidentin serb Boris Tadiq, i cili në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit la të kuptohet se - Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se Serbia, në një formë a tjetër e ka njohur Kosovën shtet.

“Serbia, në një formë a tjetër e ka njohur Kosovën shtet, në një formë të tërthortë apo indirekte, dhe vetë disa liderë të Beogradit tashmë janë deklaruar në favor të pavarësisë. Edhe vetë opinioni publik serb, në sondazhet ndërkombëtare, ka treguar vullnetin e qytetarëve se më tepër janë të interesuar të punojnë dhe të integrohen në strukturat euroatlantike se sa të mendojnë për Kosovën. Prandaj, lidershipi i Beogradit duhet ta respektojë vullnetin e popullit të Serbisë që të largohen nga mentaliteti i së kaluarës për Kosovën dhe të marrin vendimin pas procesit të vetëdijesimit për njohjen e Kosovës shtet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UNMIK-u i padobishëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut të mbyllet
» Kuçi: Vendet t'i tërheqin përfaqësuesit e tyre nga UNMIK-u

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Politik-
Kërce tek: