Skuadrat nga Liga Premier, Tottenham Hotspur dhe Manchester City, janë duke përcjellë situatën e mbrojtësit të Real Madridit, Fabio Cannavaro, njofton "The Daily Mirror".
Këtë verë mbrojtësit italian i përfundon kontrata me Los Merengues, ndërsa ende nuk ka arritur ripërtëritjen e saj.
Ndërkohë, mësohet se ’pasanikët’ e Cityt janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën prej 4.3 milionë eurosh për sezon të Cannavaros, derisa trajneri i Spursave, Harry Redknapp, e konsideron 35-vjeçarin si një përforcim të nevojshëm për skuadrën e tij