Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, do të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Spanjës kundër Turqisë, si pasojë e lëndimit, ndërsa trajneri Vicente del Bosque ka pranuar se mungesa e tij është një goditje e rëndë për 'La Seleccion'.
“Lëndimi i Iniestas përmbys të gjitha planet tona. Nuk duhet të harrojmë se ai është një lojtar i cili i ndihmon mbrojtjes, e hap lojën, krijon raste, madje mund ta vendos lojën me një lëvizje të vetme”.
“Ndeshja kundër Turqisë do të jetë e komplikuar, mirëpo ne jemi të bindur për fitore. Fatmirësisht, të gjithë lojtarët janë të përkushtuar ndaj Përfaqësueses dhe atyre iu pëlqen të luajnë për Spanjën”, ka thënë Del Bosque për “Onda Cero” dhe “Radio Marca”.