Ambasadori rus në Serbi, Alexander Konuzin ka vlerësuar se në periudhën e ardhshme do të mund të kthehet procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës, me mbështetje të fortë të pozicioneve parimore të Serbisë e Rusisë.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e serbëve në Mitrovicë, ai ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë që procesi i zgjidhjes së kësaj çështjeje të mbetet në kuadër të Kombeve të Bashkuara, respektivisht në kuadër të përgjegjësisë së Këshillit të Sigurimit.
Ambasadori rus ka vlerësuar se prioritet kryesor i Beogradit dhe Moskës është që Kosova të mos bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare.