Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe ka autorizuar përfaqësitë konsullore që të pajisin me viza qytetarët e Republikës së Kosovës.
Oda Kosovaro-Arabe për Miqësi dhe Bashkëpunim Ekonomik bën të ditur se tash e tutje të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, këtë mund ta bëjnë me pasaportat e Republikës së Kosovës, njofton Kohavision.
Njohja e pasaportave është një arritje e madhe për Kosovën, sepse jemi të bindur se shumë shpejt nuk do të vonojë edhe njohja zyrtare e Republikës së Kosovës, kanë thënë zyrtarët e Odës Kosovaro-Arabe për Miqësi dhe Bashkëpunim Ekonomik