Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, shpreson se kartoni i kuq në ndeshjen përballë Fulhamit do ta paralajmërojë Wayne Rooneyn të jetë më i disiplinuar.
Capello në stërvitjet e djeshme të kombëtares angleze i është drejtuar Rooneyt me fjalët ‘i çmendur’ dhe e kishte pyetur se pse e qëlloi shenjën në këndin e fushës pas kartonit të kuq të marrë.
“Çfarë mendove kur e godite flamurin në kënd? Ti je një i çmendur, njeri i çmendur”, citohet t’i ketë thënë Capello sulmuesit anglez para bashkë-lojtarëve të tij.
Pastaj përzgjedhësi e kishte ndarë Rooneyn mënjanë dhe e kishte këshilluar se në të ardhmen nuk duhet t’i lejojë vetes një mos-disiplinë të tillë.