Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po qëndron në Republikën Çeke, ku do të marrë pjesë në një takim joformal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Gjatë këtij takimi, i cili mbahet sot në Boheminë Jugore, ministri Hyseni pritet po ashtu të ketë një varg takimesh bilaterale me homologë nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, bëhet e ditur në një komunikatë të Zyrës për Informim të MPJ-së.
Hyseni ka udhëtuar drejt Pragës, pas përfundimit të vizitës së tij në New York, ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ku edhe zhvilloi dhjetëra takime me delegacione të vendeve të ndryshme të botës. relax-ks.forumsq.net