Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Nevojitet zhvarrimi i të vrarëve të luftës...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Nevojitet zhvarrimi i të vrarëve të luftës... Empty
MesazhTitulli: Nevojitet zhvarrimi i të vrarëve të luftës...   Nevojitet zhvarrimi i të vrarëve të luftës... Icon_minitimeSat Mar 28, 2009 11:33 pm

Rihapet çështja e zhvarrimit të afro 2 mijë personave të cilët janë varrosur menjëherë pas luftës, pa u bërë fare analiza e ADN-së, duke u bërë identifikimi i tyre në bazë të rrobave.
Ekspertët mjeko-ligjorë e shohin këtë si zgjidhje të vetme të identifikimit të afro 400 mbetjeve mortore që gjenden në Morgun e Prishtinës.

Zëvendësdrejtori i Mjekësisë Ligjore i ICMP-së, Adnan Rizviq, ka thënë se në institutin e tyre në Bosnjë ndodhen edhe 1.600 mostra gjaku të kosovarëve, por që profilet e tyre nuk përputhen me profilet e ADN-së të marra nga mbetjet mortore.

Kjo gjë ka ngritur tezën se ka mundur të ndodhë ngatërrimi gjatë varrimeve që janë bërë menjëherë pas lufte pa test të ADN-së.

Eksperti mjeko ligjor, Arsim Gerxhaliu, ka thënë se mund t’i mënjanohet zhvarrimit të tyre, duke bërë që familjarët e gjallë të dhurojnë gjak dhe në bazë të puthitjeve të ADN-së të bëhet edhe zhvarrimi dhe identifikimi i tyre.

Edhe Qeveria e Kosovës i ka dhënë mbështetje shqyrtimit të hollësishëm të procesit të zhvarrimit, duke filluar që nga 1999-ta.

Sidoqoftë, zgjidhja e këtij problemi mbetet në vullnetin dhe gatishmërinë e familjeve që kanë varrosur të dashurit e tyre me identifikim vizual dhe pa analiza të ADN-së.

Kosovës edhe 10 vjet pas luftës i mungon ligji për familjarët e të pagjeturve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nevojitet zhvarrimi i të vrarëve të luftës...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Politik-
Kërce tek: