Në Izbicë të Skenderajt të shtunën është përkujtuar masakra e Izbicës, në të cilën u vranë dhe masakruan nga forcat serbe 156 shqiptarë.
Me këtë rast përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve të komunës së Skenderajt thanë se 10 vjet pas masakrës së Izbicës Kosova gëzon lirin dhe pavarësinë të fituar me gjakun e këtyre martirëve.
Masakra e Izbicës është kryer vetëm 4 ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe.
Edhe 31 shqiptarë të vrarë në këtë masakër kanë mbetur ende të paidentifikuar për shkak se për fatin e tyre nuk dihet ende asgjë. Ndërsa në Skenderaj të shtunën u shënua dita e dëshmorëve.