Menaxheri i shkarkuar i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, thotë se në fund të karrierës së tij si trajneri ai dëshiron të kthehet në Brazil, tek klubi ‘i zemrës’, Gremio.
Scolari ka vazhduar të qëndrojë në Londër edhe pas shkarkimit të tij dhe është lidhur me një numër klubesh të Premierligës.
Por 60-vjeçari dëshiron një rikthim emocional në Gremio, klubin e tij të qytetit nga Porto Alegre, me të cilin klub fitoi gjashtë trofe brenda tre vitesh (1993-1996).
“Dua ta përfundoi karrierën në Gremio. Është klubi im, të cilin gjithmonë e kam dashur që si fëmijë dhe ku kam pasur dy periudha të suksesshme. Por ende nuk e kam idenë se kur do të mund të pensionohem”, ka thënë Scolari