Keira Knightley ishte ‘humbur tërësisht’ derisa kishte xhiruar skenat e nxehta për filmin e ri “The Duchess”.
Aktorja britanike e cila është në lidhje me Rupert Friend, thotë se ajo kishte shpërthyer së qeshuri kur bashkë-aktori i saj Dominic Cooper duhej të paraqitej me ‘pelena’.
“Gjatë skenave seksi fatmirësisht isha tërësishme e mbuluar, por ai duhej të veshte ato brekë me ngjyrë”, ka thënë aktorja.
“Skenat seksi kurrë nuk janë të lehta dhe duhet të jeni shumë përkrahës ndaj njëri tjetrit, por unë thjesht u humba. Regjisori duhej të më thoshte, ‘Ngjituni me njëri tjetrin’”, ka shtuar Knightley.