Russell Crowe i ka shkurtuar flokët të cilat po i rriste për rolin e Robin Hoodit, pasi që mendon se karakteri i tij nuk duhet t’i ngjajë një rokeri.
Aktori nga Zelanda e Re, pranon se ai i përkushtohet shumë dukjes së tij nëpër filma, ndërsa tani ka vendosur që ta luajë Robin Hoodin me flokë të shkurta.
“Thjeshtë u mërzita. Kam realizuar dy filma gjatë kohës që po mundohem t’i rris flokët për Robin Hoodin, ndërsa më në fund mora dritën e gjelbër nga producentët dhe i shkurtova”, ka thënë fituesi i Oskarit.