Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zgjerimi i BE-së nuk guxon të ndalet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Zgjerimi i BE-së nuk guxon të ndalet Empty
MesazhTitulli: Zgjerimi i BE-së nuk guxon të ndalet   Zgjerimi i BE-së nuk guxon të ndalet Icon_minitimeSat Mar 28, 2009 6:59 am

Procesi për zgjerimin Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk guxon të ndalet, kanë vlerësuar shumica e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, para takimit joformal të tyre në Hluboka nad Vltavou të Çekisë, që i kushtohet këtij rajoni.
Ministri i jashtëm britanik, David Miliband ka deklaruar se, asnjëherë dyert nuk do të mbyllen dhe se është e drejtë të vazhdohet procesi që çon në zgjerimin e BE me anëtarë të tjerë.

Deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, i cili ka theksuar se “nuk ka asnjë arsye të ndalet procesi i zgjerimit”. Por ai shtoi se këto vende nuk do të pranohen shpejt, pasi duhet të përmbushin kriteret politike dhe ekonomike.

Në rast se ne u mbyllim dyert, atëherë do të ketë konflikte të reja në Ballkan, ka thënë ndërkaq, ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Vlerësime të ngjashme kanë dhënë edhe shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini dhe ai i asaj suedeze, Carl Bildt. Ky i fundit madje ka vlerësuar se, “mbyllja e dyerve për Ballkanin, do të mund të kishte pasoja serioze për rajonin”.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, ka porositur vendet e Ballkanit Perëndimor se - nëse dëshirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, duhet të kuptojnë se parullat nacionaliste nuk i takojnë kësaj kohe, dhe se duhet të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

Si probleme që duhet të zgjidhen, ai ka përmendur Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë filluar takimin pa praninë e ministrave nga Ballkani Perëndimor – duke shqyrtuar qëndrimet e tyre ndaj këtij rajoni - ndërsa takimi do të vazhdojë me praninë e kolegëve të tyre nga vendet e ish-Jugosllavisë, në mesin e të cilëve është edhe ministri kosovar, Skënder Hyseni, dhe Turqia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjerimi i BE-së nuk guxon të ndalet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Politik-
Kërce tek: