Përzgjedhësi i përfaqësueses së Brazilit, Carlos Dunga, ka konfirmuar se superylli i Milanit, Ricardo Kaka, do të mungojë në ndeshjen kundër Ekuadorit.
“Nuk është hera e parë që e udhëheq skuadrën në mungesë të Kaka, prandaj duhet të jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje”.
“Është mirë kur i ke të gjithë lojtarët në dispozicion, mirëpo tash domosdoshmërish duhet të gjejmë zëvendësues”, ka thënë trajneri i Brazilit në konferencën për shtyp.
Pritet që zëvendësuesi i Kaka të jetë bashkëlojtari i tij te Milani, Ronaldinho.
“Ronaldinho do ta ketë besimin e plotë. Ai është një lojtar që ka teknikë të mirë dhe kreativitet në lojë”, ka përfunduar Dunga.