Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar ndaj kritikave të Henrik Larson, i cili ka thënë se ai e aktron lojtarin e lënduar.
“Nuk më pengojnë fjalët e Larson, sepse e di se nuk aktroj kur lëndohem dhe kjo është më e rëndësishmja për mua”.
“Ndodh që shpesh marr goditje, mirëpo nuk aktroj. Duket se të gjithë kanë diçka me ndërhyrjet ndaj meje, mirëpo kjo nuk më shqetëson mua”, ka thënë Ronaldo, i cili të shtunën me përfaqësuesen e Portugalisë do të përballet kundër Suedisë.