Portieri i Romës, Alexander Doni, ka thënë se ai nuk është i interesuar për t’u transferuar te Manchester City, pas spekulimeve se 'pasanikët' e kanë gati ofertën për brazilianin.
“Sky Sport Italia” kishte njoftuar se City do të ofrojë 14 milionë euro për shërbimet e Donit, ndërsa Giallorossët do ta pranonin këtë ofertë nëse nuk sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve.
“Nuk do të largohem nga Roma. Unë dhe familja ime po ia kalojmë shumë mirë këtu. Asnjëherë nuk kam planifikuar largimin nga klubi, për këtë arsye kam nënshkruar deri në vitin 2012”, është cituar Doni nga “Il Corriere Dello Sport