Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 LDD ka pritur më shumë nga koalicioni qeverisës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




LDD ka pritur më shumë nga koalicioni qeverisës Empty
MesazhTitulli: LDD ka pritur më shumë nga koalicioni qeverisës   LDD ka pritur më shumë nga koalicioni qeverisës Icon_minitimeFri Mar 27, 2009 10:50 am

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka deklaruar të premten se kjo parti ka pritur më shumë nga koalicioni qeverisës, nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës. Gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e OSBE-së në Kosovës, Werner Almhofer, Daci ka thënë se, “populli i Kosovës nuk është i kënaqur me këto rezultate”.
“Një vend ku ushtria proteston, policia kërcënon me protesta të vazhdueshme, ku shëndetësia nuk është në nivelin e duhur dhe kërcënon vazhdimisht me protesta, ku arsimi po ashtu ka protesta të vazhdueshme. Atëherë ne pyesim, ku janë rezultatet?”, ka thënë kreu i LDD-së.

Një gjendje e tillë – vijoi ai - na bind që, Kosova ka nevojë për zgjedhje, në mënyrë që alternativa e duhur për zgjidhjen e problemeve të qytetarit të Kosovës, të jetë në plan të parë. “Kjo që po e shohim nuk është alternativa e duhur, dhe nuk po premton gjumë të rehatshëm për popullin e Kosovës’, ka thënë Daci.

Daci po ashtu kërkoi nga OSBE-ja që të mundësoi që, zgjedhjet e ardhshme të monitorohen nëpërmjet kamerave, të cilat do të bindnin çdokënd, se proceset zgjedhore janë demokratike dhe fer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LDD ka pritur më shumë nga koalicioni qeverisës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Politik-
Kërce tek: