Los Angeles Lakers ka shënuar fitore 92-77 në Detroit për të parën herë në shtatë vite, me Kobe Bryant që ka shënuar 30 pikë.
Bryant po ashtu kontribuoi me tetë kërcime dhe shtatë asistime, derisa Derek Fisher shënoi 15 pikë. Pau Gasol ndihmoi ekipin me 12 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Lamar Odom shënoi 12 pikë, 10 kërcime dhe shtatë asistime.
Will Bynum udhëhoqi tek Pistons me 25 pikë dhe 11 asistime Antonio McDyess shënoi 14 pikë dhe 12 kërcime.
Lakers me këtë fitore i dhanë fund nëntë humbjeve radhazi në fushën e Detroit Pistons, të cilët kësaj here ishin pa të lënduarit Allen Iverson, Richard Hamilton dhe Rasheed Wallace.