Jennifer Hudson do t’i kthehet shout televiziv i cili e bëri të famshme. Ajo ka vendosur të bëjë një paraqitje në shoun "American Idol".
Hudson për herë të parë e ka gjetur famën si finaliste e shout televiziv amerikan për talente në vitin 2004, ku e zuri vendin e shtatë. Por më vonë ajo ka fituar çmime të shumta personale, si këngëtare dhe si aktore, duke fituar edhe çmimin Oskar për rolin e saj në filmin e vitit 2006, “Dreamgirls”.
Tani ajo dëshiron të tregojë se nuk e harron zanafillën e suksesit të saj, me ç’rast sot (e mërkurë) do të bëjë një paraqitje për audiencën e “American Idol”.