Angelina Jolie ende është duke mbajtur inat pasi kapi të dashurin e saj, Brad Pitt, duke flirtuar me kujdestaren, dhe dyshja tash raportohet se flejë në dhoma të ndara.
Ylli i filmit “Changeling” duket se ende nuk e ka marrë veten nga incidenti dhe refuzon të qëndrojë afër Brad në shtëpi.
“Angie ende është e hidhëruar rreth ngjarjes me kujdestaren. Tash, fjetja në dhoma të ndara duket të jetë gjëja më e mirë për ta. Brad nuk dëshiron të përballet me inatin e saj çdo natë”, thotë burimi.