Cameron Diaz dëshiron të duket si Kate Moss, pasi ka marrë një foto të supermodeles britanike në sallonin e saj të flokëve si shembull.
Ylli i filmit “Charlie's Angels”, 36-vjeçare, është parë duke i treguar stilistes foton me pamje të Kate Moss.
“Cameron është fanse e flokëve të Kate. Ajo kishte marrë një fotografi me veti dhe ia tregoi stilistes duke i thënë se ai stil ishte saktësisht çfarë dëshironte”, ka bërë të ditur një e pranishme.
“Kate duhet të jetë krenare që dikush si Cameron dëshiron ta kopjojë atë”, ka shtuar më tej burimi.
Aktorja raportohet se ka kaluar tre orë në sallonin e flokëve, derisa kishte biseduar gjatë asaj kohe me këngëtaren Fergie, e cila po ashtu kishte qenë e pranishme për një rregullim flokësh.