Rebecca Romijn, e cila ka lindur dy vajza binjake në muajin dhjetor, i merr me veti në punë ato, duke nënkuptuar kështu se edhe skenat e dashurisë i xhiron para tyre.
Rebecca ka vajzat tremuajshe Dolly dhe Charlie me burrin Jerry O'Connell dhe nuk ngurron t’i marrë me veti në xhirimet e serisë “The Witches of Eastwick”, me qëllim që të kujdeset për to.
“Kujdesemi për fëmijët edhe në punë. Është gjë e mirë, ata e ndërrojnë ca vendin. Megjithatë Rebecca pati një skenë puthjeje sot dhe mbase ka qenë e pakëndshme për aktorët tjerë, duke ditur se ajo kishte fëmijët dhe burrin në afërsi”, ka thënë burri i saj, Jerry.