Organet e aktores së ndjerë Natasha Richardson raportohet se janë larguar për transplant, pas vdekjes tragjike të saj në javën e kaluar.
Aktorja vdiq në spitalin e New Yorkut gjatë të mërkurës së kaluar nga një gjakderdhje në tru, dy ditë pasi u rrëzua gjatë mësimeve të skijimit në Kanada.
45-vjeçarja ka qenë një përkrahëse e programit për transplantim dhe familja e saj kishte insistuar që organet të shfrytëzohen pas vdekjes.
“Ajo ka kaluar aq shumë kohë duke luftuar AIDS-in; dikush si ajo në mënyrë të natyrshme do të dhuronte organet. Së paku duke dhuruar organet mund të bëjë diçka të mirë edhe pas tragjedisë”, ka thënë një burim për People.