Aktorja Eva Longoria thotë se burri i saj Tony Parker ‘nuk mërzitet’ për statusin e saj të seks simbolit.
Duke folur për Fox News, ylli i serisë “Desperate Housewives”, e cila ishte përfshirë në listën Hot 100, të vajzave më seksi në botë nga magazina MAxim, thotë yllit të basketbollit nuk i bëhet vonë që ajo është joshëse edhe për njerëzit e tjerë.
“Ai nuk e ka problem, vërtet nuk shqetësohet. Ai mendon se jam më seksi kur zgjohem në mëngjes dhe duhet të martoheni me njeriun i cili mendon kështu. Ai nuk e pëlqen grimin dhe fustanet”, ka thënë aktorja.