Pierce Brosnan do të bashkohet me Uma Thurman për të luajtur dyshen e Perëndive greke në filmin e ardhshëm të bazuar në mitologjinë greke.
Dyshja do të luajnë në “Percy Jackson And The Lightning Thief”, një adaptim i novelës së parë nga seria e pesë pjesëve të autorit Rick Riordan.
Tregimi është i bazuar në mitologjinë greke dhe ka në qendër të riun Percy Jackson, i cili zbulon se është djali Poseidonit, zotit të detit
Sean Bean, Kevin McKidd, dhe Melina Kanakaredes po ashtu janë në listën e aktorëve, dhe do t’u bashkohet Logan Lerman, Brandon T. Jackson dhe Alexandra Daddario.
Chris Columbus do të bëjë regjinë e filmit, i cili sipas Hollywood Reporter pritet të lëshohet në kinema në shkurtin e vitit të ardhshëm.