Pas shumë muajsh të mosfunksionimit, gjykimi i parë i mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë është mbyllur të enjten, duke i dhënë fund periudhës së paralizës.
Dy njerëz të akuzuar për grabitje në Leposaviq - gjykimi i ë cilëve ka filluar më 4 mars - janë shpallur të pafajshëm, pas shtatë seancash të zhvilluara.
Gjykatësit e EULEX-it kanë ardhur në përfundim se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për t’i lidhur të akuzuarit me krimin dhe Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.