Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tërheqje vetëm në marrëveshje me NATO-n

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Tërheqje vetëm në marrëveshje me NATO-n Empty
MesazhTitulli: Tërheqje vetëm në marrëveshje me NATO-n   Tërheqje vetëm në marrëveshje me NATO-n Icon_minitimeFri Mar 27, 2009 1:59 am

Spanja është pajtuar t’i tërheqë trupat e saj nga Kosova në marrëveshje me vendet të tjera anëtare të NATO-s, ka bërë të ditur zëdhënësja e Aleancës Veri-Atlantike, Carmen Romero.
"Të dyja palët pajtohen që rirreshtimi të bëhet në mënyrë të koordinuar, progresive dhe fleksibile”, ka deklaruar Romero pas takimit që ka zhvilluar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, me ministren e Mbrojtjes së Spanjës, Carme Chacon, të enjten në Bruksel.

Chacon, në këtë takim – që është vlerësuar si “konstruktiv” – ka shpjeguar arsyet e vendimit të Madridit për t’i tërhequr 630 trupa spanjolle nga Kosova, kanë bërë të ditur agjencitë e lajmeve. Scheffer ndërkaq, ka thënë se “do ta respektojë atë vendim”.

“Procesi i konsultimeve interne, ushtarake dhe politike pritet të vazhdojë brenda NATO-s”, ka thënë Romero. Megjithatë, ajo nuk ishte në gjendje të tregonte nëse Spanja tashmë ka përcaktuar datat kur do të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga Kosova.

Për shkak të këtij vendimi, Spanja është gjetur në mes të kritikave të NATO-s si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe analistët politikë të Spanjës e kanë quajtur një gabim të madh vendimin e qeverisë spanjolle, duke ia përkujtuar Spanjës se Kosova është një çështje evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tërheqje vetëm në marrëveshje me NATO-n
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lampard: Capello thotë vetëm atë që dëshiron
» Juve arrin marrëveshje me Diegon?
» Inter arrin marrëveshje me Militon?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Politik-
Kërce tek: