Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka mohuar spekulimet, të cilat e kanë cituar atë të ketë thënë se dëshiron të transferohet te Chelsea.
“Kam dëgjuar se ka spekulime, sipas të cilave unë kam thënë se dëshiroj të shkoj te Chelsea, mirëpo unë nuk kam thënë asgjë të tillë, madje nuk kam thënë asgjë për të ardhmen time”.
“Mendoj se shumëçka do të ndodhë te Reali këtë verë. Do të caktohet presidenti i ri dhe sipas të gjitha gjasave edhe një trajner i ri. Prandaj unë do të pres deri atëherë”, ka thënë 26-vjeçari për “The Sun”.