Masa e madhe nga pothuajse një milion përdorues të cilët kanë votuar në anketën për dizajnin e faqes së parë të këtij rrjeti të popullarizuar online i kanë dhënë notë negative. Nga Facebook porosisin: “Do të mësoheni”.
“Katastrofë”, “i pashfletueshëm”, “ktheni dizajnin e vjetër”, janë vetëm disa nga vërejtjet e përdoruesve të cilët kanë komentuar zbatimin e faqes së parë të faqes së rrjetit Facebook.
Megjithatë, siç raporton Cnet, pakënaqësinë më të madhe e shprehin përdoruesit të cilët nuk janë të vetëdijshëm nga pikëpamja teknologjike (të cilët janë edhe më të shumtët në Facebook),sepse të tjerët veçmë janë mësuar që moti me ndryshime të tilla ideore.
Shumë prej tyre pamjen e re të Facebookut e lidhin me pamjen aktuale të shërbimit për mikrob loge Twitter, që nuk është edhe larg së vërtetës.
Përkundër pakënaqësisë së përdoruesve me këtë hap, numri i personave të rinj në Facebook po rritet pandalshëm, derisa aktualisht janë 175 milionë.