Pajisja më e re telekomunikuese nga tabori i Lenovos na duket tërheqës që në shikim të parë, mirëpo assesi nuk po arrijmë të kuptojmë që gjatë paraqitjes së tij kanë vendosur ta emërojnë me X1. Me emrin e njëjtën, në fakt, paraqitet edhe një prej celularëve më të ri nga tabori i Sony Ericsson – Xperia X1.
Lenovo ja ka paraqitur publikut celularin e vet më të ri me shenjën X1. Pajisja përmban ekran të ndjeshëm në prekje WQVGA prej 3.2 inçësh, formë rrëshqitëse, GPS të integruar, qasje për kartelat e memories microSD, shumë mundësi multimediale dhe karakteristika tjera që përkasin me këtë lloj të pajisjeve.
Celularin Lenovo X1 e fut në funksion Touch Dream, softuer i cili është zhvilluar në taborin e kësaj kompanie kineze. Dimensionet e pajisjes i përbëjnë 115 x 55 x 12.5 milimetra, derisa çmimi tani për tani mbetet i panjohur.
Risia nga Lenovo fillimisht është paraqitur në tregun kinez, derisa në pjesën tjetër të botës do të duhej të paraqitej gjatë