Nintendo Wii është konzola e lojërave e shitur më së shpejti në histori, pasi që është shitur në mbi 50 milionë njësi prej paraqitjes së saj të parë në fund të vitit 2006.
Përfaqësuesit e Nintendos kanë pranuar se në vitin 2006 para lëshimit në shitje të konzolës Wii as në projeksionet më optimiste nuk kanë shpresuar për një sukses të këtillë.
Si arsye kryesore për këtë sukses në kompani kanë theksuar orientimin drejt softuerit, respektivisht lojërat, të cilat e shesin konzolën.
Duke theksuar se si Wii është orientuar në lojtarë që kërkojnë më pak dhe lojëra më të thjeshta, në kompani kanë thënë se 20% e ekonomive shtëpiake në SHBA të cilat kanë blerë konzolën Wii, respektivisht rreth tre milionë njerëz, më herët nuk kanë pasur asnjë konzolë të lojërave.