Sipas disa thashethemeve, siç është zakon të thuhet, nga burime të sigurta, Skype gjoja tashmë ka variant të gatshëm të klientit të saj për celularin iPhone.
Pas lansimit të para pak kohe të versionit të ri eksperimental për platformën Windows Mobile, flitet se Skype së shpejti do të mund të arrinte edhe në versionin për të shumë popullarizuarin - iPhone.
Nga faqja e internetit Gigaom pohojnë se versioni zyrtar i Skype tashmë është i gatshëm për t’u lëshuar, derisa shpërndarja do të mund të paraqitej qysh javën e ardhshme. Paraqitja zyrtare, sipas parashikimeve të tyre, do të mund të bëhej në panairin CTIA Wireless, i cili fillon javën e ardhshme në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Protokoli Skype tanimë është i mbështetur në iPhone nëpërmes disa klientëve si Nimbuzz apo Truphone, por me komplikime të panevojshme të cilat nuk do të duhej të ishin në versionin zyrtar.