Hyundai Motor Company ia ka paraqitur publikut për herë të parë logon – Blue Drive. Ajo përbëhet nga një gjethe e gjelbër e cila simbolizon ciklin jetësor të tokës, derisa ngjyra e kaltër simbolizon pastërtinë e oqeanit dhe qiellit.
Modeli i parë i cili në vete do të bartë këtë shenjë është i30 Blue me teknologjinë inovative ISG (Idle Stop Go). Bëhet fjalë për një sistem i cili ndalë motorin gjatë kohës sa qëndron në vend, dhe e nis atë sërish me të lëvizur me të cilën zvogëlohet shpenzimi i karburantit dhe rrjedhimisht emetimi i dyoksid karbonit.
Gama e modeleve Blue Drive së shpejti do të zgjerohet edhe më shumë me modelet tani për tani konceptuale Gas-Electric Hybrid, LPI- Electric Hybrid, modelet me motorët Flex-Fuel, modelet me motorët CRDi dhe teknologjinë CFP dhe modelet me hidrogjen