Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës Empty
MesazhTitulli: Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës   Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës Icon_minitimeSat Mar 28, 2009 11:27 pm

Një gol i vetëm i shënuar nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka sjellë tre pikë të reja kampionit të Evropës, Spanjës, në ndeshjen përballë Turqisë të vlefshme për kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spanja arriti t’i bëjë ballë sulmit të Turqisë në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, për të shënuar edhe një fitore të rëndësishme dhe për të kryesuar tabelën e Grupit 5 me gjashtë pikë epërsi.

Fitorja megjithatë nuk ishte aspak e vështirë për kombëtaren më të mirë në botë sipas FIFA-s.

Goli i parë në ndeshjet ndërkombëtare i Gerard Pique, i shënuar pas një ore lojë, ishte vendimtari për tre pikët e reja të Spanjës. Përveç këtij rasti, ekipi vendas rrallë shkaktoi probleme për Turqinë, dhe në të vërtetë ishte Iker Casillas ai i cili ishte më i angazhuar.

Portieri i Real Madridit arriti t’u bëjë ballë tentimeve të dyshes Nihat Kahveci dhe Sanli Tuncay, duke frenuar mysafirët.


Më meritori për tre pikët e reja të Spanjës, Iker Casillas. Foto: Reuters

Spanja tash kryeson me pikë maksimale, 15 nga pesë ndeshje, gjashtë më shumë se Bosnja dhe Hercegovina, që pas fitores ndaj Belgjikës ngrihet në pozitën e dytë të këtij grupi.

Turqia mbetet në pozitën e tretë me tetë pikë dhe do të kërkojë hakmarrjen ndaj Spanjës në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet të mërkurën, por kësaj here në Turqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ribery ia siguron tre pikë Francës
» Del Bosque: Mungesa e Iniestas prish planet e Spanjës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Sporti-
Kërce tek: