Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kuqi shënon në fitoren e Finlandës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Kuqi shënon në fitoren e Finlandës Empty
MesazhTitulli: Kuqi shënon në fitoren e Finlandës   Kuqi shënon në fitoren e Finlandës Icon_minitimeSat Mar 28, 2009 12:59 pm

Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar golin e dytë të fitoren 2-0 të Finlandës në udhëtim tek Uellsi, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010.
Uellsi dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por dështoi të krijojë shanse të pastra dhe u ndëshkua në fund të pjesës së parë kur Jonathan Johansson i dha avantazhin Finlandës (42’).

Sulmuesi i Crystal Palace, Shefki Kuqi, i futur në lojë si zëvendësues një minutë para fundit të kohës së rregullt, vulosi fitoren në çastet e fundit të ndeshjes, me anë të një goditje fantastike mbi portierin Wayne Hennessey.

Me tre pikët e reja Finlanda shkon në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshjet, një më shumë se Uellsi. Në grupin 4 favorit për t’u kualifikuar është Gjermania që mban kreun me 10 pikë, si dhe Rusia që aktualisht ka gjashtë pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kuqi shënon në fitoren e Finlandës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Bisedime dhe Argëtim :: Lajmet e Reja :: Sporti-
Kërce tek: