Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullorja e forumit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Rregullorja e forumit Empty
MesazhTitulli: Rregullorja e forumit   Rregullorja e forumit Icon_minitimeFri Mar 27, 2009 3:18 am

Rregullat kryesore të Forumit.

1. Sjellja shoqërore
Asnjë shkrim me përmbajtje raciste, nacionaliste apo fyese nuk do të tolerohet. Të gjitha shkrimet e tilla do të fshihen pa paralajmërim. Këtu bëjnë pjesë edhe fotografitë me përmbajtje të papranueshme. Kërcënimet ndaj anëtarëve të tjerë nuk do të tolerohen. Ju jeni i mirëseardhur që të shprehni mendimet tuaj dhe të sfidoni të tjerët me mendimet apo opinionet tuaja, por në mënyrë të rrespektueshme dhe pa e fyer askë. Fyerja e anëtarëve mund të sjellë deri te përjashtimi i anëtarit.

2. Gjuha e Forumit
RelaX FORUM është forum në gjuhën shqipe dhe të gjitha postimet në forum duhet të bëhen në gjuhën shqipe, përveç citimeve, teksteve të librave, termave internacional, etj. Në forum të përdoren sa më pak lokalizmat dhe të mundohemi të shkruajmë me gjuhë sa më të pastër.

3. Përsëritja e temave
Mos hapni tema të njejta në shumë rubrika njëkohësisht. Para se të hapni një temë shikoni se a egziston ajo temë në Forum. Temat e përsëritura do të fshihen dhe do të nuk do të fshihet ajo e cila është hapur në rubrikën përkatëse. Ju lusim që gjatë hapjes së temave të hapni temat në rubrikat përkatëse.

4. Logo personale (Avatar) dhe Firma (Signature)
Firma juaj nuk duhet të përmbajë imazhe më të mëdha se 350x80 piksela apo nuk duhet t'i kalojë 3 rreshta me 200 simbole. Në firmën tuaj nuk duhet të ketë linqe të faqeve tjera. Administratorët kanë të drejtë të fshijë logon tuaj personale apo firmën nëse nuk është në pajtim me Rregulloren e Forumit.

5. SPAM, Marketing
Mundohuni që përgjigjet në tema të jenë sa më të qarta, mos të përmbajnë vetëm një emotikon apo një fjalë. Sa më shumë që të diskutojmë pasurojmë edhe dijen tonë dhe të tjerëve. Mos bëni postime ku i ftoni anëtarët e forumit që të vizitojnë faqe të tjera për qëllime komerciale (si p.sh webfaqe personale, të kompanive). Reklamimi i faqeve të tjera në Forum ndalhet. Postime të cilat përmbajnë marketing të ndonjë shërbimi apo produkti do të fshihen.

6. Identitetet e dyfishta
Nëse zbulojmë se ndonjë anëtarë po përdorë dy apo më shumë emra në forum do të përjashtohet nga forumi, posaçërisht nëse paraqitet në gjini të ndryshme.

7. Editimi i postimeve
Administratorët kanë të drejtë të editojnë apo fshijnë postimet tuaja nga forumi nëse janë në kundrshtim me Rregulloren e Forumit. Nëse mendoni se iu është bërë e padrejtë në fshirjen apo editimin e postimeve ju lutem kontaktoni Administratorët e Forumit.


8. Ndalesat ..
Nuk lejohet publikimi i fotove apo edhe linqeve që kan permbajtje erotike apo edhe pornografike, nese veq do te ket kesi publikime do meren masa ndaj antarit/antares.....


9.Reklamat...
Nuk lejohet reklamimi i Forumave apo webfaqeve te tjera ne forum.


10.Çdo anëtar që ka vërejtje publike nuk do ti plotësohet kërkesa në forum.


11.Edhe Sharja ose Ofendimi ne MP (Mesazhe Private) Ne mes te antarëve merr BANN ose Përjashtim te menjëhereshëm nga forumi.


Stafi i RelaX FORUM-it mbanë të drejtën për të ndryshuar Rregulloren e Forumit në çdo kohë.


Me Respekt nga Staffi i RelaX FORUM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rregullorja e forumit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Kreu i Forumit :: Rregullat e Forumit-
Kërce tek: