Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch

.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Nokia mbyll shërbimin Mosh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
.xPeC
WebMaster
WebMaster




Nokia mbyll shërbimin Mosh Empty
MesazhTitulli: Nokia mbyll shërbimin Mosh   Nokia mbyll shërbimin Mosh Icon_minitimeSun Mar 29, 2009 7:15 am

Për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve dhe paraqitjes së shpejtë të dyqanit të saj online Ovi Store, Nokia ka vendosur të mbyllë shërbimin e vet për blerjen e përmbajtjeve për celularë.

Shërbimi i Nokias me emrin Mosh i cili është i dedikuar për përmbajtjet e celularëve është duke i mbyllur dyert e veta. Edhe pse Nokia kohë më parë është lavdëruar për mbi 137 milionë shkarkime nga ky shërbim, zvogëlimi i shpenzimeve dhe ardhja në skenë e dyqanit Ovi Store kanë shkaktuar mbylljen e shërbimit - Mosh.

Në shërbim kanë mundur që përmbajtjet t’i vendosin vet përdoruesit, derisa Nokia për shkak të përmbajtjeve të papërshtatshme (pornografi dhe materiale të mbrojtura) veçmë po përballej me kritika. Shërbimi që prej paraqitjes së tij, diç më pak se dy vite, nuk ka arritur të largohet nga faza eksperimentale.

Zëvendësimin për shërbimin Mosh përdoruesit do të mund ta gjejnë në dyqan online Ovi Store, mirëpo me kufizime shumë më të mëdha për sa i përket vendosjes së materialeve personale.

Data zyrtare e mbylljes së shërbimit Mosh ende nuk është publikuar, derisa Ovi Store fillon me punë në muajin maj të këtij viti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nokia mbyll shërbimin Mosh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Partner:Lexoje.Com & Blog.Shqypnia.Ch :: Paneli i Kontrollit :: Teknologji-
Kërce tek: